Mirë se vini në Serenata Korçare

Njihuni me gatimet dhe traditën tonë

lakrori ne sac

Lakrori në saç

Traditë e ruajtur me fanatizëm nga gjyshet dhe sjellë me po aq fanatizëm në metropolin e Shqipërisë

Më shumë rreth nesh
gatime speciale

Specialitete të restorantit

Gatime të shijshme ku ndërthuret arti i gatimit me pasionin për të bukurën

Menuja e restorantit

Historia e një tradite dhe pasioni

P asioni dhe dëshira për të qenë sa më afër me traditën korcare dhe shtysa për të sjellë një copëz të qytetit të serenatave këtu në tiranë, solli idenë e hapjes të një restoranti. E pikërisht të quhej Bar restorant Serenata Korçare ku çdo korçar t`a ndjete veten sadopak si në korcën e rrugicave të kalldrëmta, të kishte traditën e kuzhinës të gërshetuar bukur e me pasion dhe ku ndihej ëmbël melodia e serenatës korçare, e kënduar (live) me mjeshtëri nga këngëtarja e mirënjohur Afërdita Zonja. Pa lënë mënjanë shijen dhe traditën e hershme të birrës korça, e cila nuk mungon asnjëherë në tavolinat e këtij restoranti. Në restorantin Serenata Korçare ju do keni mundësi të provoni shijen unike të lakrorëve në saç, traditë e ruajtur me fanatizëm nga gjyshet dhe sjellë me po aq fanatizëm në metropolin e Shqipërisë.

  • Sjellim me fanatizëm traditën e kuzhinës korçare
  • Shërbim cilësor dhe korrekt
  • Çdo fundjave mund të shijoni melodinë e serenatës korçare
  • Shijen e gatimeve mund t`a shijoni edhe në shtëpinë tuaj
Porositni online

Ju ftojmë të provoni shijen