Lindi falë pasionit, dëshirës dhe traditës


Pasioni dhe dëshira për të qenë sa më afër me traditën korcare dhe shtysa për të sjellë një copëz të qytetit të serenatave këtu në tiranë, solli idenë e hapjes të një restoranti.

E pikërisht të quhej Bar restorant Serenata Korçare ku çdo korçar t`a ndjete veten sadopak si në korcën e rrugicave të kalldrëmta, të kishte traditën e kuzhinës të gërshetuar bukur e me pasion dhe ku ndihej ëmbël melodia e serenatës korçare, e kënduar (live) me mjeshtëri nga këngëtarja e mirënjohur Afërdita Zonja. Pa lënë mënjanë shijen dhe traditën e hershme të birrës korça, e cila nuk mungon asnjëherë në tavolinat e këtij restoranti. Në restorantin Serenata Korçare ju do keni mundësi të provoni shijen unike të lakrorëve në saç, traditë e ruajtur me fanatizëm nga gjyshet dhe sjellë me po aq fanatizëm në metropolin e Shqipërisë.

Dhe arritëm suksesin falë cilësisë dhe korrektësisë

I hapur në vitin 2008 restorant Serenata Korçare, pavarësisht një fillimi të vështirë,po falë cilësisë së shërbimit, korrektësisë, ambjentit mikëpritës, muzikës së serenatave korçare dhe pasionit e traditës së gatimeve të kuzhinës korçare, sollën suksesin e padiskutueshëm. Çdo ditë ishte më ndryshe. Çdo muaj më i mirë. Çdo vit më lart. Por, mbi të gjitha shija mbeti e pandryshuar. Sikurse korrektësia dhe përkushtimi për t`i shërbyer më së miri çdo klienti, e bën që sot restorant Serenata Korçare t`i rezistojë kohës dhe të konkurrojë denjësisht në treg.

ikona e restorantit png

Tradita korçare

Serenata korçar ju ofron mundësi të shijoni traditën e kuzhinës korçare dhe të provoni shijen unike të lakrorëve në saç
ikona e neteve live

Muzikë live

Çdo fundjave keni mundësi të shijoni melodinë e serenatës korçare, e kënduar (live) me mjeshtëri nga këngëtarja e mirënjohur Afërdita Zonja.
ikona festave ne

Organizime eventesh

Falë ambjenteve të vëna dhe një menuje të përzgjedhur në dispozicion ju mund të festoni gëzimet familjare
ikona e dergesave

Restoranti në shtëpi

Shijen e gatimeve dhe traditës korçare ju mund t`a shijoni edhe në shtëpinë tuaj duke porositur online